Në ceremoninë e ndarjes së grupeve të Ligës së Kampionëve u ndan dhe çmimet për lojtarët më të mirë në çdo pozicion të fushës.

Duke nisur nga porta, fitues u shpall portieri i Çelsit, Eduard Mendi i cili bëri një performancë fantastike me blutë sezonin e kaluar.

Në mbrojtje u zgjodh lojtari i Mançester Sitit, Ruben Dias i cili bëri një sezon mjaft të mirë me Sitin gjithashtu.

Në mesfushë, Ngolo Kante mposhti konkurrencën e kundërshtarëve duke u zgjedhur futbollisti më i mirë për sezonin që lamë pas në këtë repart ndërsa sulmuesi më i mirë u zgjodh Erling Haland i Borusias së Dortmundit.