Tre futbollistë janë transferuar tek Bylisi dhe 2 të tjerë jana rikthyer nga huazimi.

Portieri Bruno Puja dhe mbrojtësit Mateo Qarri e Selindjon Zholi do të jenë pjesë e klubit ballshiot sezonin e ri.

Gjithashtu Roland Shkreli dhe Ervis Kasaj janë rikthyer në klub pas huazimit te Orikumi.

Postimi i plotë
Bruno Puja, portieri kavajas që ka luajtur me Kastriotin dhe Egnatian në Superiore si dhe vlonjati Mateo Qarri, mbrojtës qendre, janë zyrtarisht pjesë e jona!
Jo vetëm kaq, por edhe mbrojtësi i majtë, Selindjon Zholi, i është bashkëngjitur skuadrës sonë.
Rikthehen nga huazimi te Orikumi, Roland Shkreli dhe mesfushori i qendrës, Ervis Kasaj!
#forcabylis