Partizani do të luajë nesër në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Para këtij takimi pritet ta nisë si titullar Herald Marku, një ish i kësaj sfide që sezonin e shkuar vendosi pikat mbi “i” për fatin e Partizanit.

Mesfushori arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë duke i hequr nga duart titullin kampion kryeqytetasve. Nesër rikthehet sërish në fushë, por këtë radhë me ngjyrën e kuqe.

A do të arrijë të tregojë potencialin e vërtetë një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri? Këtë presim ta shohim nesër në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ajo qe eshte e sigurte ka te beje me faktin se ne Shkoder mesfushori ka lene pershtypje te mire dhe me siguri qe neser do ta duatrokasin per kontributin e dhene per Vllaznine ne dy vitet e luajtjes me te.