Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENgjarje e rëndë për Gurishtën, Klubi Vllaznia i gjendet pranë

Ngjarje e rëndë për Gurishtën, Klubi Vllaznia i gjendet pranë

Ditë e vështirë sot për futbollistin e Vllaznisë Erdenis Gurishta. Ai do të jetë i detyruar t’i japë lamtumirën e parakohshme njëri prej njerëzve më të dashur, nënës së tij e cila pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Në këto momente të vështira për të, shokët e ekipit i janë gjendur pranë duke u munduar ta ngushëllojnë sadopak për këtë humbje të madhe.

Edhe vetë Klubi i Futbollit Vllaznia i ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një postim në faqen zyrtare ku shkruhet:

NGUSHËLLIM
KF Vllaznia ngushëllon futbollistin Erdenis Gurishta për humbjen e parakohshme të njërit prej njerëzve më të dashur, nënës së tij dhe i gjendet afër në këto momente të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments