Gazetari Ylli Aga, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për mbylljen e kampionatit, ku titulli kampion u fitua nga Partizani. Sipas tij, çdo skuadër që e merr titullin, e meriton atë.

I pyetur për ngjarjet në fund të ndeshjes Tirana-Bylis, Ylli Aga deklaroi se ishte e vështirë për tu administruar, ndërsa shtoi se edhe Partizani para dy vitesh bëri rrëmujë, për penalltinë e akorduar ndaj Vllaznisë.

Në çdo rast është titull i merituar, kampionati thotë gjithmonë të vërtetat. Kampionati është me 36 xhiro, ku çdo ekip punon. Keqardhje, sepse kreu u vendos nga ndeshjet direkte. Keqardhja qëndron te Tirana. Janë detajet e imëta, ato që bënë diferencën.

Ngjarjet në fund të Tirana-Bylis? Janë disa situata që është e vështirë për tu administruar. Kishim Partizanin para dy vitesh, që për penalltinë ndaj Vllaznisë, bënë rrëmujën e tyre. Apo kishim edhe Flamurtarin në 2011, për penaltinë me Skënderbeun.

Klubi i Tiranës, bëri të pamundurën për të ndalur situatën. Edhe në deklarata kanë qenë të kujdesshëm, por ishte një moment shpërthimi në fund të ndeshjes me Bylisin.

Shehi ka marrë një ofertë dhe do e marrë në konsideratë, por zyrtarisht nuk është mbyllur asgjë.