HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENica flet pas fitores së thellë të Laçit: Kam bashkëpunuar me profesor...

Nica flet pas fitores së thellë të Laçit: Kam bashkëpunuar me profesor Cungun

Laçi mori sot fitoren e parë në kmapionat teksa mposhti Apoloninë me rezultatin 6-1. Kurbinasit reaguan pas shkarkimit të trajnerit Cungu dhe me Stavri Nicën në stol u pa një ekip ndryshe. Pas ndeshjes, trajneri Nica për Supersport deklaroi se më kryesorja është se skuadra e ndjeu përgjegjësinë dhe se problemi ishte te lufta sportive.

“Sigurisht, ai meriton të shënojë. Por çfarë është më kryesorja, skuadra sot reagoi e ndjeu përgjegjësinë e ndeshjeve të kaluara. Problemi ishte i luftës sportive, agresivitetit, nuk është se skuadra nuk ka përbërje. Por kushdo të jenë, sado të paguar e me emër, kjo është luftë sportive e garë e duhet të garosh me shpirt gare.

U bënë dy muaj këtu që stërvitesha me fëmijët, stërviteshim në të njëjtën orë e në një fushë me këtë skuadër. Pak a shumë kam bashkëpunuar me profesor Cungun. Gjithë probleme është durimi, duhet të durosh, impenjohesh e të marrësh gjërat me radhë një nga një. Besoj se skuadra do të reagojë e do të hyjë në garë.

E mira është të vijë një trajner me energji, të shohim, edhe unë nuk jam shumë i artë, edhe presidenti nuk është se si do të veprohet”, u shpreh Nica. /VipSport

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments