HomeKRYESORE"Niko Dovana" është "ters" për shkodranët. Pas ekipit të parë, edhe Vllaznia...

“Niko Dovana” është “ters” për shkodranët. Pas ekipit të parë, edhe Vllaznia U19 humb titullin

Pas ekipit të parë, edhe ai U19 i Vllaznisë nuk ia ka dalë të fitojë në finale dhe të shpallet kampion i vendit. Në takimin e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, kuqeblutë janë mundur me rezultatin 1-2 nga Shkëndia e Tiranës.

Në fakt kanë qenë ata që kanë shënuar të parët, pikërisht në minutën e 20-të me anë të mesfushorit Kulla. Por në fundin e kësaj pjese ka qenë Ajazi që ka barazuar shifrat dhe me rezultatin 1-1 do të mbyllej 45 minutëshi i parë.

Po ky futbollist do të shënonte në minutën e 51-të edhe golin e dytë për Shkëndinë ndërkohë që më pas Vllaznia nuk i ka ndalur përpjekjet e saj për të barazuar por në minutën e 77-të Qardaku për simulim është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë me të kuqin duke e lënë skuadrën e tij më një futbollist më pak.

Kjo ia vështirësoi punën kuqebluve që u detyruan të pajtohen me humbjen duke bërë që pas dy suksesesh rradhazi, ta dorëzojnë titullin e tretë kampion.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments