...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENimani e Shytani i bashkohen Tërbunit në stërvitje

Nimani e Shytani i bashkohen Tërbunit në stërvitje

Tërbuni vazhdon të besojë tek shkodranët. Pasi i kanë besuar pankinën Kreshnik Krepit, tashmë po mbushin edhe skuadrën me futbollistë nga kryeqendra e Veriut. Kështu në seancën e djeshme ishte i pranishëm edhe shkodrani Valdano Nimani, i cili është formuar si futbollist te Vllaznia, por kulmin në karrierën e tij e ka pasur me skuadrën e Laçit, duke fituar dy herë Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, ndërkohë që është aktivizuar dhe ka shënuar edhe në kupat e Europës.

Vjet ishte pjesë e Kamzës, që u ngjit në Superiore, ndërsa tani i është bashkuar skuadrës së Tërbunit, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Kreshnik Krepi, që do të ketë në dispozicion një futbollist me përvojë që luan të në të gjitha pozicionet e sulmit. Veç mesfushorit Nimani, një tjetër futbollist me përvojë është bashkuar me pukjanët. Bëhet fjalë për mbrojtësin Arbër Shytani, më parë shok skuadre me Nimanin në Laç. Prej vitit 2011 ai ishte pjesë e Besëlidhjes së Lezhës, prek ku është larguar këtë verë. Prapavija duket e plotësuar, pasi te Tërbuni ka ardhur edhe Izmir Balaj nga Apolonia dhe është rikthyer Dritmir Beci, që u mendua se do të ishte pjesë e skuadrës së Kastriotit, por së fundmi është larguar nga krutanët dhe ka nisur përgatitjet me Tërbunin.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.