HomeKRYESORENis aventura gjermane, portieri lezhjan Simon Simoni zbret në fushë me shokët...

Nis aventura gjermane, portieri lezhjan Simon Simoni zbret në fushë me shokët e rinj

Simon Simoni ka hedhur një hap të madh duke u transferuar nga Dinamo tek Eintracht Frankfurt në Bundesliga. Portieri i talentuar shqiptar, firmosi deri në vitin 2027 me kampionët në fuqi të Europa League.

18-vjeçari ka nisur sot përgatitjet me shokët e rinj, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin 41. Skuadra e Oliver Glasner ka filluar zyrtarisht seancat stërvitore për pjesën e dytë të sezonit 2022/2023.

Eintrachti renditet në vendin e katërt në Bundesliga dhe takimin e parë për këtë vit e luan ndaj Schalke 04 në shtëpi (21 janar).

Skuadra gjermane vazhdon garimin edhe në Champions, kompeticion ku do të sfidojë Napolin për një biletë në çerekfinale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments