Të shtunën, duke filluar nga ora 16:45, në kuadrin e javës së 10-të të Abissnet Superiore, Vllaznia do të luajë ndaj Erzenit në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të kësaj ndeshjeje, klubi shkodran ka nxjerrë në treg edhe biletat për këtë përballje.
Me anë të një njoftimi zyrtar në “Facebook”, KF Vllaznia ka bërë të ditur detajet e shitjes së tyre, pikërisht vendin dhe çmimet e biletave për këtë ndeshje.
Nga dita e sotme, ka filluar edhe shitja në sportelet pranë stadiumit, por jo vetëm, teksa ato do të mund të blihen edhe në pika të tjera të caktuara nga KF Vllaznia.
Ndërkohë, nga sa është parë në njoftimin e klubit shkodran, çmimet do të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të fundit që kuqeblutë kanë luajtur në shtëpinë e tyre. /Maringlen ZHIVANI/