Sot luhen tre sfida të javës së 22 në Abissnet Superiore. Përballjet e sotme janë njëra më e fortë se tjetra. Ndeshja hapëse është ajo mes Laçit dhe Bylisit në orën 13:00. Në shtëpinë e tyre laçjanët do të kërkojnë tre pikët.

Humbja e një javë më parë 0-1 me Egnatian i ka djegur pak ekipit të Gentjan Mezanit. Bylisi e renditur e parafundit nuk ka se çfarë të humbas dhe do të kërkojë të dalë nga stadiumi i Laçit me pikë, që kanë vlerën e mbiejetesës.

Në orën 16:00 luhet Teuta-Kukësi në “Niko Dovana”. Të dyja ekipet kanë nga 25 pikë, me Teutën që renditet një vend më sipër se Kukësi, për shkak të ndeshje direkte. Ekipet janë larg objektivave sezonalë. Megjithatë të dyjave iu duhen pikë për të evituar zonën e rrezikut dhe për të synuar zonën “europiane”.

Në orën 19:00 luhet supersfida e javës në stadiumin “Partizani”. Partizani-Erzeni premton spektakël, pasi është një ndeshje që vlen për titullin. Partizani më në fund gjeti fitoren një javë më parë kundër Bylis dhe do kërkon vazhdimin e momentit të mirë.

Nga ana tjetër surpriza e këtij sezoni Erzeni është ngjitur lart në renditje falë performancave të saj. Ata do të kërkojnë të bëjën surprizën në kryeqytet, ku do të kenë edhe mbështetje maksimale të tifozëve./newsport/

Ndeshjet e ditës:

Laçi – Bylis, ora 13:00 – “Stadiumi Laçit”

Teuta – Kukësi, ora 16:00 – “Niko Dovana”

Partizani – Erzeni, ora 19:00 – “Kompleksi Partizani”