Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENisi stërvitjen me VLLAZNINË, Abdurraman FANGAJ kujton Laçin: Gjithçka vjen në kohën...

Nisi stërvitjen me VLLAZNINË, Abdurraman FANGAJ kujton Laçin: Gjithçka vjen në kohën e duhur

Abdurraman Fangaj ka dalë në stërvitje me skuadrën e Vllaznisë dhe pritet te federohet me kete skuader gjate merkatos se janarit duke qene nje perforcim i rendesishem per kuqeblute.

Mbrojtësi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kthehet pas në kohë duke kujtuar periudhën që luante me skuadrën e Laçit.

Shtatlarti i prapavijës së kurbinasve shfaqet gjatë një ndeshje të sezonit të shkuar, kur bardhezinjtë ndesheshin me Partizanin.

Në sy bie diçitura që ai ka zgjedhur, teksa shkruan: “Gjithçka vjen te ju në kohën e duhur. Bëhu i duruar dhe ki besim. Sepse me Zotin gjithçka është e mundur”, përfundon Fangaj në rrjetet sociale./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments