Enis Çokaj dhe Ermir Sahiti e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri futbollistik. Të dy lojtarët shqiptarë, ishin protagonistë në javën e parë në kampionatin kroat, teksa u përballën së bashku.

Çokaj i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit, dhuroi 2 asiste në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Hajdukut të Splitit, ku protagonist ishte edhe Sahiti, i cili asistoi te goli i parë i shënuar nga Mlakar në minutën e 30-të.

Falë paraqitjeve fantastike në javën e parë, të dy futbollistët shqiptarë si Çokaj ashtu edhe Sahiti janë zgjedhur në formacionin më të mirë.