Tifozet shkodrane mbeten te mrekullueshem. Se fundi ata kane marre nje tjeter inisiative shume interesante dhe njekohesisht shume domethenese. Grupimi “Vllaznia Diaspore” ka marre se fundit nismen “Dhuro bileten”.

Nje nisem qe konsiston ne mbledhjen e nje shume me te cilen do te blihen disa abone qe do t’u shperndahen me pas atyre tifozeve qe nuk kane mundesi financiare per t’i blere ato.

Pjese e kesaj nisme kryesisht do jene tifozet e Vllaznise qe jetojne ne diaspore dhe jo vetem, te cilet e kane te pamundur te jene ne stadium per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres, por ne fakt ata “do jene” tani e tutje sepse do ta “blejne” bileten per te tjeret. Ja çfare shkruhet ne njoftimin e pjestareve te grupimit “Vllaznia Diaspore”:

“Tu marr parasysh se ne grupin ton kena shum tifoza qe jetojne jashte shtetit dhe nuk e kan mundesine me e ndjek ekipin ne stadium, na lindi ideja qe aq leke sa kishim me harxhu bileta tu ndjek Vllaznine ne “Loro Boriçi” , le t’i dhurojme.

Normalisht ne Shkoder luhen 18 ndeshje kampionat dhe 4 ndeshje kupe. 22 ndeshje në C5, kushtojne 44 mije lek (nga 2 mije lek bileta).
Por me abone do t’i takojne me kushtu ma pak. Me shumen qe do te mbledhet kena mendu me ble disa abone.

Keto abone do t’u shperndahen me kujdes tifozave qe kane me ken të pranishem çdo ndeshje. Me kete nisem bajme 3 here mire:

•Tu ble abone, ato leke i shkojne klubit.

•Ndihmojme tifozat qe nuk i kane mundesite

•Çojm disa tifoza ma shume ne C5

Kush ka deshire me kontribu mundet me kontaktu njenin prej administratoreve”.