Klubi i Vllaznisë po merr të gjitha masat që organizimi të jetë perfekt për Kupë ndaj Partizanit, në mënyrë që askush të mos mungojë në një ndeshje kaq të rëndësishme për Vllazninë.
Megjithatë, nga ana tjetër edhe tifozët shkodranë po organizohen për të mbështetur fuqishëm skuadrën në këtë ndeshje e cila mund të vendosë shumë gjëra për fatet e sezonit të kuqebluve.
Në prag të kësaj ndeshjeje, një nismë të veçantë dhe të bukur ka marrë edhe grupimi “Vllaznit Ultras”, të cilët do të shpërndajnë bileta falas për tifozët nën 18-vjeç, për ta ndjekur ndeshjen live në tribunën C5.
“Për të gjithë anëtarët e Vllaznit Ultras dhe tifoza të tjerë që kanë dëshirë të na bashkohen në tribunën tonë C5, që janë nën moshën 18-vjeç, biletat e ndeshjes me Partizanin do të jenë falas”,-shkruhet në statusin e publikuar në Facebook nga grupimi “Vllaznit Ultras”.
Maringlen ZHIVANI