Arlind Shabani është në radarin e Tiranës. Mesfushori i talentuar pëlqehet nga bardheblutë dhe siç raporton gazeta “Olle”, 19-vjeçari mund të jetë një nga afrimet e 25-herë kampionëve të Shqipërisë në këtë merkato vere.

Atij i ka përfunduar kontrata me klubin e Strugës dhe tashmë po shqyrton ofertat.

Veç Tiranës, në garë për shërbimet e tij është edhe skuadra e Prishtinës. Do të jetë vetë talenti që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Pas afrimit të Vesel Limajt në qendër të mesfushës, bardheblutë janë në kërkim edhe të një lojtari tjetër.

E pikërisht Shabani shihet si futbollisti i duhur për të plotësuar organikën, pse jo për t’i shërbyer dhe të ardhmes. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 100 mijë euro.