Ante Aralica është lojtari më i ri i Vllaznisë. Ashtu siç ishte njoftuar ditën e djeshme, sulmuesi 25-vjeçar është prezantuar sot në ambientet e klubit.
Kroati pritet të jetë i rëndësishëm në edicionin e ri futbollistik duke udhëhequr fazën ofensive. Lajmi bëhet me dije në kanalin zyrtar të shkodranëve ku thuhej:
“Ante Aralica është lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi nga Kroacia (25 vjeç) ka arritur akordin me drejtuesit dhe do të nisë menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Brdariç”.
Me afrimin e Aralicas në ekip pritet të largohet Haris Dilaver. Gjasat janë që me sulmuesin aktual mos të rinovohet kontrata dhe 25-vjeçari i zyrtarizuar ditën e sotme të jetë kyç për edicionin e ri futbollistik.