Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë “dashuri” që zgjati 5452 ditë, ja sa trofe ka fituar Igli...

Një “dashuri” që zgjati 5452 ditë, ja sa trofe ka fituar Igli Tare si drejtues te Lacio

Igli Tare i ka dhënë lamtumirën Lacios pas 18 vitesh pjesë e klubit. Disa si futbollist, por shumica si një drejtues, i cili falë punës së tij u cilësua si “magjistari” i merkatos në futbollin italian për nuhatjen e tij për goditje të bujshme me kosto të ulët. Një nuhatje e cila i solli Lacios futbollistë të afirmuar, e falë tyre edhe trofe e rezultate të rëndësishme.

“Corriere Dello Sport” ka evidentuar në një artikull për drejtuesin shqiptar se janë në total 5452 ditë të tij si drejtues i Lacios. një periudhë e jashtëzakonshme për Taren i cili mori vlerësim pas vlerësimi në elitën e futbollit italian.

Dhe në këtë periudhë, që nga viti 2008 kur ai u ul pas tavolinës së drejtuesit, Lacio ia ka dalë të fitojë 6 trofe. Në vitet 2009, 2013 dhe 2019, është fituar Kupa e Italisë. Ndërsa në vitet 2009, 2017 dhe 2019, është fituar Superkupa e Italisë.

Përveç kësaj, Lacio ia ka dalë të kualifikohet dy herë në Ligën e Kampioneve, në vitet 2020 dhe 2023. Ndërsa duke kryer edhe detyrën e mbikëqyrësit të akademisë, të rinjtë e Lacios kanë fituar një titull kampion në vitin 2013, një Superkupë në vitin 2015 dhe dy Kupa Italie në vitet 2014 dhe 2015. Aspak keq për dikë që e ndërtoi gjithçka nga zero në nivelin më të lartë të futbollit europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments