UEFA pritet të jap një dënim shembullor për Kombëtaren e Turqisë. Pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Shqipërisë, menjëherë pas golit të shënuar, futbollistët vendas kanë shkuar të bëjnë simbolin e nderimit.
E gjitha kjo për t’i treguar mbështetjen ushtarëve të tyre në luftën e hapur kundër kurdëve në Siri.
Të tjerë persona janë ata që mund të gjykojnë dhe vlerësojnë sesa e drejtë është kjo luftë, por me parimet e UEFA-s bie ndesh, shumë madje.
Kjo pasi flitet për një mbështetje të hapur nga fusha e futbollit, duke përkrahur vazhdimin e një lufte. Në ditët në vijim pritet edhe një reagim nga ana e organizmit më të lartë të futbollit në Europë. /Sport Ekspres/