Kampionatet e moshave te Liges Amatore ne Zonen e Shkodres ka hyre ne fazat e tij me interesante teksa tashme po i drejtohen fundit dhe si rrjedhoje te gjithe ekipet duan t’i bejne nje mbyllje ashtu si duhet atyre.
Pasditen e sotme ne kompleksin “Zmijani” eshte zhvilluar nje ndeshje shume interesante, ajo per grupmoshen U17 ne mes ekipeve FC Basania dhe KF Murlani.
“Derbi” i dy ekipeve te Bashkise Vau Dejes ka dhuruar emocione, gare dhe rivalitet te forte nga minuta e pare dhe deri ne fund. Kuptohet qe nuk kane munguar edhe kontestimet per arbitrat ndonese organizatoret kishin zgjedhur arbitrin e Superliges Indrit Myrtja per ta drejtuar ate.
Ne fillim ka qene KF Murlani qe ka kaluar i pari ne avantazh me ane te nje 11-metersh te kthyer ne gol dhe po ne pjesen e pare FC Basania ka arritur te barazoje me ane te sulmuesit Toma. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1.
Ne te dyten eshte Basania me kerkuese dhe madje ka edhe mundesi te kaloje ne avantazh, por ate qe nuk e beri ajo do ta bente ekipi kundershtar. Pas nje goditje kendi, eshte Qemali qe zgjat kemben dhe dergon topin ne rrjete.
Me pas, me ane te nje kundersulmi dhe nje neglizhence te mbrojtes per te larguar topin, do te vinte edhe goli i trete per Murlanin dhe i fundit i kesaj ndeshje qe u mbyll me fitoren e ketij te fundit ne shifrat 3-1.
Ajo qe duhet thene eshte se futbolli i moshave ne Shkoder ka fituar se fundi nje “derbi” shume interesant qe natyrisht do te dhuroje emocione edhe ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/