Vllaznia ndodhet tashmë në dy javët e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Shkodranët do e hapin edicionin e ri kundër Universitatea Craiova në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Conference League. Një duel ballkanas ky kundër rumunëve që parashikohet shumë i fortë, kjo duke parë edhe cilësinë e kundërshtarit.

Në çdo repart priten duele të luftuara mes futbollistëve të të dy ekipeve. Por ajo që bie në sy nga përbërja e dy skuadrave, janë reparti mbrojtës i Vllaznisë, më saktë qendra e prapavijës dhe vija e parë sulmuese e rumunëve. Tek kuqeblutë titullarë priten të jenë dyshja, Juriç-Bulatoviç. Duke mos përjashtuar aktvizimin që nga minuta e parë edhe e Dajan Shehit.

Bulatoviç do startojë sezonin e dytë në rradhët e shkodranëve. Ku aventurën e tij me 9 herë kampionët e vendit e nisi pikërisht nga Conference League në sezonin e shkuar. Malazezi do ketë në krah edhe Juriç. Kroatin e afruar para pak javësh në rradhët e skuadrës si një përforcim me vlera. E detyra për ta nuk do jetë aspak e lehtë.

Përballë tyre me shumë mundësi do jetë Elvi Koljic. Sulmueso kryesor i Craiovas, boshnjaku që në tregun e futbollistëve ka një vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Një duel i “ish-Jugosllavisë” mund të cilësohet ky i dy mbrojtësave kuqeblu përballë sulmuesit shtatlart. Tashmë sfida është e hapur dhe në fundin e 180 minutave në total apo ndoshta edhe më tepër do shikohet se kush do dali triumfator.
Endri ÇINARI