Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë fakt që i gëzon të gjithë tek Vllaznia, grupi kuqeblu thuajse...

Një fakt që i gëzon të gjithë tek Vllaznia, grupi kuqeblu thuajse i kompletuar 100%

Shkruar nga Endri ÇINARI

Fakti që gëzon më tepër tek Vllaznia në këtë prag të gjysmës së dytë të sezonit 2025-26 është se grupi i futbollistëve thuajse është i plotësuar në 100%. Kështu shkodranët të cilët prej dy sezonesh kanë vuajtur në vazhdimësi me dëmtimet e lojtarëve, ku edhe këtë edicion mbi 12 futbollistë kanë pasur ndalesa të ndryshme në infermieri, tashmë problemet fizike momentalisht duken një kujtim i së shkuarës. Kjo pasi grupi kuqeblu gëzon një formë fizike shumë optimale.

Për të përmendur emra si: Qato, Kallaku apo Balaj, të cilët tashmë janë në formën e tyre më të mirë. Ku i pari u rikthye thuajse në fundin e vitit 2025 pas një dëmtimi prej më shumë se dy muajsh, ndërsa dyshja Kallaku-Balaj, prej disa javësh luajtën duke sakrifikuar në fushën e lojës. Madje duke rrezikuar edhe ndonjë përshkallëzim të lëndimeve që kishin, por edhe dyshja tashmë është e gatshme. Dhe në formën për të dhënë më të mirën nga cilësitë e tyre në pjesën e dytë të sezonit.

Në këto momente, i vetmi futbollist i cili po vijon rikuperimin e dëmtimit është Kristian Dros. Ku shpresat janë pozitive për moldavin që ai të kthehet nën urdhërat e trajnerit Martini në gjysmën e muajit janar. Me ish-mesfushorin e Elbasanit që mungon në fushën e lojës për 9 herë kampionët e vendit që nga java 6-të, në fitoren 1-0 të Vllaznisë ndaj Elbasanit. Tek Vllaznia me patjetër do ketë një kujdes dhe vëmendje përsa i përket dëmtimeve.

Në mënyrë që situatat e së shkuarës të mos ripërsëriten në kampin shkodran, ku dëmtimet kanë qenë një problematikë më vete për Martinin dhe stafin e tij teknik.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments