Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë formacion me shkodranë në Superligë, por që nuk do luajnë me...

Një formacion me shkodranë në Superligë, por që nuk do luajnë me Vllazninë

Futbollistët shkodranë gjatë gjithë historisë së këtij sporti kanë qenë protagonistë kryesorë në vendin tonë. E jo vetëm me fanellën e Vllaznisë, por edhe duke përfaqësuar skuadra të tjera kanë arritur që të kenë sukses duke bërë emër në futbollin tonë. E tillë do jetë situata edhe në sezonin e ri, ku shumë futbollistë nga Shkodra do përfaqësojnë skuadra të tjera.

“Shkodra Sport” ka formuar një formacion me lojtarët nga Shkodra, që nuk do jenë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2022-23. Duke filluar nga porta, ku Alen Sherri tashmë do jetë numëri 1 i Egnatias.

Mbrojtja e përbërë nga 3 futbollistë, Abdurrahman Fangaj gjithashtu shoqëron Sherrin tek Egnatia. Ndërsa dyshja e ardhuar nga Kategoria e Parë, Dritmir Beci (Erzeni) dhe Marcelino Preka (Bylis) përbëjnë këtë repart.

Në mesfushë dyshja shkodrane e Kastriotit ishte ndër më të spikaturat sezonin e shkuar. Edon Hasani dhe Abaz Karakaçi përbëjnë qendrën e këtij reparti.

Megjithëse për Hasanin ka ende paqartësi përsa i përket së ardhmes, ai ende nuk ka konfirmuar një largim nga krutanët. Po ashtu në mesfushë Uheid Hoxha që pritet tek Teuta dhe Eridon Qardaku i Bylis që sezonin e shkuar ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.

Sulmi po ashtu është shumë cilëso ku shpejtësisë së Grudes (Teuta) i shtohen centimetrat, forca dhe golat e dyshes Rubin Hebaj(Teuta) dhe Jasmin Rraboshta (Erzeni). Një formacion plot me shkodranë, ku ka edhe të tjerë si: Ivziku, Trumçi apo Ymeri që do militojnë në Superligë ne sezonin që do stratojë në fundin e muajit gusht.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments