Gjeografia e futbollisteve shkodrane qe pritet te jene pjese e Superliges ne sezonin e ardhshem po shtohet edhe me shume dhe tashme ata do te jene mesa duket te perfshire edhe ne dy skuadrat qe jane ngjitur sivjet, Egnatia e Dinamo.

Tek e para do te vazhdoj te luaje Ndriçim Shtubina, njeriu qe me golin e shenuar ne ndeshjen finale i dha titullin kampion te kategorise se pare rrogozhinasve.

Por nderkohe tek Dinamo me shume mundesi, pjese e saj do te jete sulmuesi 18 vjeçar shkodran Albi Shpuza. Futbollisti qe ka luajtur me ekipin e te rinjve te KF Shkodra, mesa duket i ka kaluar me sukses te gjitha testet e stafit teknik te bluve.

Ai ka luajtur si titullar nga minuta e pare edhe ne miqesoren e para pak diteve ndaj Burrelit (0-0) dhe ky eshte nje sinjal qe tek Dinamo besojne ne aftesite e ketij lojtari.

Shpuza luan ne repartin e sulmit dhe eshte nje lojtar me te dhena shume te mira, duke qene nje nga golashenuesit me te mire te kampionatit te te rinjve. Ai po ashtu eshte pjese e kombetares U19 te Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/