Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, e kështu me rradhë vijon lista me emrat e futbollistëve shkodranë që kanë mbushur rradhët e ekipeve tona kombëtare.Por interesant është fakti se në kombëtaren U20 që është grumbulluar së fundi për miqësoren me Kroacinë, bëjnë
pjesë edhe një numër i konsiderueshëm shkodranë.

“Shkodra Sport” ka raportuar për emrat e shtatë shkodranëve të grumbulluar nga trajneri Biturku për këtë ndeshje, duke filluar nga portieri Qarri e për të vazhduar me Isufin, Lekajn, Lakti, Daija, Çoba e Sala.

Publikimi i këtij lajmi në fakt na ka ndihmuar të zbulojmë një fakt shumë interesant. Në listën e lojtarëve të grumbulluar është edhe një shkodran tjetër: Sidrit Vukaj.

I datëlindjes 2000, Vukaj luan në rolin mesfushorit me tipare sulmuese, dallohet për teknikën e tij të lartë dhe për më tepër luan me të dyja këmbët mirë duke qenë njëkohësisht edhe autor i shumë golave me ekipet ku ka luajtur.

Sidrit ka lindur në Kanada por origjina e tij është nga Shkodra, madje ka lidhje edhe me njerëz të sportit. Ai është nipi i ish- futbollistit të Vllaznisë së viteve ’70 Nuh Isufi.

Aktualisht është pjesë e Vancouver ëhitecaps por më parë ka luajtur për Akademinë e Coastal FC për 5 vjet me rradhë. Tashmë duke qenë pjesë e ekipeve kombëtare shqiptare padyshim që do të tentojë të bëjë më të mirën duke rritur kësisoj edhe gjeografinë e futbollistëve shkodranë nëpër botë.
Gjergj KOLA