UEFA tashmë ka marrë një vendim për ndeshjen e 7shtatorit, Francë-Shqipëri (4-1), e vlefshme për EURO 2020, në të cilën u ngatërrua himni i Shqipërisë me atë të Andorrës.
Nga raportimet e fundit, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s, e ka dënuar Kombëtaren e Francës me një gjobë prej 20,000 eurosh. Dënimi si arsyetim përmban, vonesën për nisjen e sfidës Francë-Shqipëri në 7 shtator dhe për ngatërrimin e himnit.
Sipas”L’Equipe”, në zyrat e Federatës vendase ka mbërritur edhe vendimi i dalë nga komisionet disiplinore dhe bëhet fjalë për një gjobë prej 20 mijë eurosh që duhet të paguajë vendi organizator për atë gafë të rëndë që bëri në fillimin e ndeshjes.
Sipas mediave franceze, ngatërresa të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por fakti që çështja u bë kaq publike, ka shtyrë UEFA-n që të vendosë një gjobë kaq të lartë.