Nje lajm i keq mberrin nga Qipro per Vllaznine, ne prag te ndeshjes te se enjtes ndaj AEL Limasol.Instiucionet shteterore te ketij vendi kane lajmeruar sot se qe nga data 21 korrik, lejohet mbushja e stadiumeve deri ne 75 % te kapaciteve te tyre.

Vendimi i marre nga Keshilli i Ministrave te ketij vendi ne mbledhjen e dates 7 korrik, i propozuar nga Ministria e Shendetesise, e lejon kete gje. Qe do te thote se ne ndeshjen e se enjtes do te kete me shume tifoze te AEL ne shkallet e stadiumit “Tsirion”.

Sipas ketij vendimi, lejohet të hyjnë në stadium njerëzit që kanë përfunduar skemën e tyre të vaksinimit si njerëzit që e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit.

Gjithashtu, njerëzit që janë vaksinuar me një dozë të vetme lejohen të hyjnë në stadiume, me kusht që të kenë kaluar tre javë nga data e vaksinimit.

Personat e moshës 12-15 vjeç janë të përjashtuar, por duhet të kenë një test të shpejtë antigjen 72 orë negativ.

Tifozet e AEL dallohen si shume te zjarrte dhe prania e nje numri te konsiderueshem te tyre ne shkallet e stadiumit pasditen e se enjtes, padyshim qe do te jete nje minus per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/