Skuadra e Vllaznise ne volejboll per femra po kalon nje moment te mire se fundmi ne kampionat, por edhe ne Ligen “Gjergj Kastrioti”. Megjithate, drejtuesit e Shoqates, me ne krye presidentin Florian Zekja, po punojne edhe ne nje drejtim tjeter, ate te kompletimit te stafit teknik.
Keshtu, prej pak ditesh perkrah trajnerit Besnik Lisha, eshte rikthyer edhe nje njohje e vjeter e volejbollit shkodran, pikerisht trajneri Ferdinand Bardeli. Ai pat punuar tek Vllaznia e volejbollit te te rejave per nje periudhe disa vjecare, ekip qe e shpalli edhe kampion Shqiperie ne sezonin e fundit, ne rolin e trajnerit te pare.
Ne fakt, kemi te bejme me nje person mjaft profesionist ne punen e tij dhe jo me kot, ai ka arritur disa suksese me ekipet e femrave te Vllaznise ne volejboll. Kujtojme ketu se, pak kohe me pare, Bardeli u largua nga drejtimi i Vllaznia U-20 ne volejboll per femra, por tashme ai eshte rikthyer ne stafin e ekipit te pare te Vllaznise, ne rolin e zv/trajnerit.
Lajmin per rikthimin te kjo skuader e ka konfirmuar edhe vete Bardeli pak minuta me pare ne nje komunikim me “Shkodra Sport”. Tashme, edhe me plotesimin e stafit dhe afrimin e nje emri sic eshte Ferdinand Bardeli, Vllaznia e volejbollit te femrave duket se po vazhdon hap pas hapi drejt synimeve te medha dhe pretendimeve ambicioze per nje ekip pretendent.
Maringlen ZHIVANI