Paolo Rosi është një nga legjendat më të vlerësuara të Italisë, teksa është aktivizuar me Juventusin dhe Milanin duke lënë gjurmë me golat e tij, edhe me fanellën e Kombëtares, me të cilën ka triumfuar në Kupën e Botës së vitit 1982.
Së fundmi, ish-sulmuesi ka dhënë mendimin e tij mbi zërat për një rikthim të Ibrës te Milani. Suedezi shihet si personi që mund të zgjidhë hallet e kuqezinjve, por nuk është i këtij mendimi italiani.
“ Nuk e di nëse është e mundur të kthehet. Është një futbollist që ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme, por nuk mund të jetë ai që do të zgjidhë hallet e kuqezinjve.
Është një investim i vlefshëm vetëm për gjashtë muaj, jo për të ardhmen. Mund të kontribuojë por Milani ka shumë probleme. Nuk jam drejtues i Milanit, por besoj se të rindërtosh skuadrën do të jetë e vështirë”, u shpreh Rosi./vipsport/