✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI
Nëse ka një makth për Vllazninë këtë edicion, ato janë dëmtimet. Me kuqeblutë që janë skuadra më e pafat, duke pasur një formacion të plotë me futbollistë të cilët kanë kaluar dëmtime dhe kanë qëndruar minimalisht nga një javë jashtë fushave të lojës. Kështu duke nisur nga porta, ku në fillimin e ediconit ishte Aron Jukaj, ai i cili mori një lëndim në shpatull. Që e la gardianin kuqeblu jashtë fushave të blerta për thuajse më shumë se një muaj.
Por, mbrojtja ngelet ndoshta një repart problematik përsa i përket dëmtimeve tek Vllaznia. Ai i cili ka munguar për disa kohë dhe ende nuk është ndoshta në kondicionin e tij optimal është Aleksander Kuros. Ku mbrojtësi vuan prej disa kohësh një dëmtim në shpinë që duket se e lejon të japë më të mirën në fushën e lojës. Ndërsa për disa javë ka munguar edhe Bajrami në prapavijë, teksa ndalesa kanë pasur edhe mbrojtësit e krahut si Jago dhe Hakaj për shkak dëmtimesh.
Mesfusha gjithashtu ka pasur shumë “viktima” përsa i përket dëmtimeve tek kuqeblutë. Ai që ka qëndruar më shumë se dy muaj e gjysmë jashtë fushave për t’u rikthyer së fundmi është Klinti Qato. E ndërsa thuajse dy muaj jashtë fushave është edhe Kristian Dros, me moldavin që nuk dihet se kur mund të rikthehet nën urdhërat e Martinit. E po ashtu disa javë jashtë fushave ka qëndruar edhe Edon Murataj, me fantazistin i cili nuk është ai i pari që ishte në fillimin e sezonit para se të lëndohej.
Së fundmi tek shkodranët janë dëmtuar edhe Esat Mala dhe Sherif Kallaku, me dyshen që nga pamja e parë duket se e kanë mbyllur vitin. Megjithatë do priten analizat e detajuara të kësaj jave për të përcaktuar diagnozën e saktë të dy futbollistë. E ndërsa formacionin e të dëmtuarve e kompleton Çarls Bismark, me sulmuesin që kishte pak ditë që ishte rikthyer e ndërsa vuajti sërish lëndim në ndeshjen e fundit me Teutën.
Një problematikë me lëndimet që nuk po gjen zgjidhje tek Vllaznia e që patjetër shqetëson Martinin. Me trajnerin shkodran që duhet t’i bëjë llogaritë thuaje me një “gjysmë” ekipi, në një periudhë ku kalendari është i ngjeshur dhe ndeshjet pasojnë njëra-tjetrën shumë shpejt.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”















