Egnatia synon që të jetë një ekip surprizë në Superiore. Rrogozhinasit janë duke punuar me qetësi në të dy “frontet”, infrastrukturë dhe në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku në elitë rikthehen pas 16 sezoneve.

Kanë rinovuar me titullarë të rëndësishëm dhe jo vetëm në skuadrën e tyre, ashtu sikurse kanë bërë edhe afrime, ku bien në sy lojtarë si; Ymeralilaj, ndërsa tashmë synohet edhe një tjetër mbrojtës qendre. Në sfond ka dal emri i Eglentin Gjonit që ka luajtur me Laçin në elitë, apo dhe me Kamzën e Vorën në Kategorinë e Parë.

Por, jo vetëm, negociata ka edhe me Bylisin për të marrë në huazim nigerianin Bexhi Antoni.

Ka edhe të tjerë emra nga elita dhe të huaj, por në Rrogozhinë punojnë pa zhurmë në ndërtimin e një skuadre cilësore dhe me ambicie, jo thjesht kalimtare…