Fatjon Jusufi pritet të jetë përforcimi i parë i Vllaznisë në këtë merkato janari. Edhe pse nuk është zyrtare, burime të besueshme pranë klubit shkodran bëjnë me dije për newsport.al se mes tij dhe kuqebluve ka pasur tratativa prej ditësh. Ai ishte nën kontratë me klubin e Shkupit, ndërsa sot i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës me ekipin e tij.

Në këtë sezon, mesfushori 25-vjeçar është aktivizuar në 16 ndeshje duke realizuar 2 gola. Duhet theksuar se në këtë periudhë merkatoje mund të ketë edhe surpriza.

Periudha e “hyrje-daljeve” ka treguar gjithmonë se në moment të fundit krijohen ngërçe duke fshirë edhe akordet paraprake.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë te Vllaznia, ku deri tani janë larguar 4 lojtarë dhe Fatjon Jusufi, me një karrierë të pasur në Maqedoni, mund të transferohet në Shkodër.

Kujtojmë që lojtari ishte pjesë e Partizanit për pak ditë në janar të 2018-tës, por u largua pasi nuk u përshtat me të kuqtë pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare./newsport/