HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë mesfushor si sulmues, ja si rreshtohet Tirana sonte kundër Vllaznisë

Një mesfushor si sulmues, ja si rreshtohet Tirana sonte kundër Vllaznisë

Vllaznia do udhëtojë sot drejt Tiranës për tu ndeshur me vendasit bardheblu. Një sfidë direkte kjo për titull dhe që parashikohet shumë e vështirë për kuqeblutë. Nga ana e saj Tirana po përgatit sfidën me qetësi, ku duket se trajneri Shehi ka zgjedhur edhe formacionin titullar.

Kështu në portë duhet të jetë mes shtyllave, Visar Bekaj. Gardiani kosovar duket i paprekshëm dhe pritet ta nisë titullar. Mbrojtja me katër. Në të djathtë pritet Tosevski e ndërsa majtad, Ismjaligeci. Qendra e repartit të prapavijës pritet te ketë dyshen e zakonshme me Hoxhallarin dhe Behiratche.

Mesfusha me 3 protagonistë. I zakonshmi Vesel Limaj pritet te ketë krah tij Tolin dhe Totren. Një repart ku përfshihet forca fizike dhe fantazia. Në krahët e sulmit do jenë me shumë mundësi Seferi dhe Xhixha që kanë shkëlqyer deri në këto momente me 25 herë kampionët e vendit.

Maja e sulmit pritet të jetë e vështirë për tu zgjedhur për Shehin. Kjo pasi Ngo’o vijon të jetë i dëmtuar e De Silva ende nuk është federuar. Kështu Hoti, që është mesfushor pritet të bëjë pykën sonte. Ky pritet të jetë edhe formacioni i Tiranës sonte kundër Vllaznisë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments