Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë peshëngritës shkodran shpallet nënkampion Europe

Një peshëngritës shkodran shpallet nënkampion Europe

Peshengritesi shkodran Samuel Bishanaku është nënkampion Europe për moshën deri në 17 vjeç në peshëngritje në kampionatin, që është duke u zhvilluar në Poloni.

Vetëm 16 vjeç me 128 kilogram në stilin e shkëputjes është i dyti dhe medalist i argjendtë. Bën mirë dhe garën e stilit të shtytjes, atje ku me 150 kilogram arrin të jetë në vendin e katërt. Dhe me dygarëshin 228 kilogram është në vendin e katërt në peshën 73 kilogram.

Për një kilogram në dygarësh do të kishte merituar vendin e tretë dhe medaljen e brozntë. Gjithsesi edhe duke qenë i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç, Bishanaku ka bërë gjithçka mirë dhe ka merituar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.

Kështu peshëngritja shqiptare është duke fituar breza të artë të rinj, sikurse është Samuel Bishanaku, nënkampion Europe në stilin e shkëputjes në peshën 73 kilogram. Kujtojme qe Samueli eshte djali i kampionit te mirenjohur te Vllaznise vite me pare, tashme trajnerit i tij, Sokol Bishanaku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments