Nje shkodran eshte larguar nga Teuta e Durresit diten e sotme, por nderkohe nje tjete shkodran eshte bashkuar me te po gjate kesaj dite.
Klubi i Teutës nuk po ndalet në merkato. Durrsakët kanë zyrtarizuar edhe mesfushorin Arlind Kalaja, i cili ishte pjesë e Kukësit, por që luante si i huazuar tek Kastrioti.
Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
Postimi i Teutës:
Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Arlind Kalaja është përforcimi i pestë zyrtar për skuadrën durrsake. Më parë, Kalaja ka luajtur me ekipin e Kukësit.
Pas largimit nga Vllaznia ne fillimin e sezonit te kaluar, Kalaja kaloi tek Kukesi ku nuk gjeti shume hapesira dhe per rrjedhoje ne gjysmen e dyte te sezonit, kaloi tek Kastrioti ndersa tashme do te jete pjese e Teutes ku pritet te luaje nje rol te rendesishem.