Skënderbeu pritet të luajë sot në Rrogozhinë me skemën 3-5-2, ndërsa dilema e vetme e formacionit duket se është në krahun e majtë.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç pritet të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse do t’i besojë këtë pozicion mbrojtësit Klevis Shaqe apo do të hedhë në fushë nga minuta e parë Gresild Likën, i cili ka më shumë tipare sulmuese. Nderkohe ne maje te sulmit do te jete nje shkodran, pikerisht Ardit Nikaj.
Pjesa tjetër e titullarëve duket e fiksuar tashmë dhe ajo që kënaq stafin teknik është fakti se nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike.
Dje Skënderbeu u grumbullua në një hotel në Elbasan, ndërsa sot do të niset drejt Rrogozhinës tri orë para ndeshjes. Kjo ndeshje është debutuese në elitë për disa nga lojtarët e Skënderbeut.
Formacioni i mundshem i Skenderbeut:
Alia, Frasheri, Markos, Prençi, Liço, Randi, Juri, Lika, Gerxho, Rashica, Nikaj. Trajner Ivan Gvozdenoviç