Paraqitjet shumë të mira që ka bërë në ndeshjet e kampionatit, kanë bërë që stafi teknik ta “gradojë” futbollistin me origjinë nga Shkodra Andrea Ndoj kapiten të ekipit Olimpiakos U17.

Kuptohet që ky është një vlerësim për këtë futbollist por që në fakt ka ardhur duke parë lojën dhe rendimentin e tij të lartë në çdo ndeshje.

Përpos kësaj, Ndoj ka shfaqur edhe personalitet në fushë, çka ka bërë që ai ta meritojë shiritin e kapitenit të këtij ekipi që është pjesë e klubit të mirënjohur grek.

Ndërkohë Ndoj siç dihet, prej disa kohësh është bërë pjesë e kombëtares së kësaj grupmoshe të Greqisë dhe aktualisht ndodhet në Qipro në një turne që ajo po zhvillon atje.

Madje ai ne ndeshjen e sotme ndaj kombetares se Danimarkes, shkodranin Andreas Ndoj ka qene me i miri ne fushe per kombetaren greke. Karriera e ketij futbollisti duket se po shkon ne menyren e duhur dhe kjo padyshim e ve ate ne qender te vemendjes.
www.shkodrasport.com