Juventusi ka luajtur ditën e sotme miqësoren ndaj Monza në transfertë për trofeun Berlusconi. Bardhezinjtë e drejtuar nga Allegri kanë fituar me rezultatin 1-2 falë golave të shënuar nga Ranocchia në pjesën e parë dhe Kulusevksi në pjesën e dytë.

Për Monza shënoi D’Alessandro në fund të takimit, por që nuk mjaftoi për t’i prishur fitoren bardhezinjve që sot luajtën e dhe me shumë mungesa

Te Juventusi bëri debutimin në këtë ndeshje miqësore edhe Albian Hajdari. Mbrojtësi me origjinë nga Kosova dhe me pasaportë zvicerane u aktivizua në minutën e 81-të.

18-vjeçari shqiptar firmosi me bardhezinjtë sezonin e kaluar duke u largua nga Bazeli, ndërsa u bashkua me Juventus U23 e sot ishte pjesë e skuadrës së parë. Hajdari ka luajtur me të gjithë moshat e Kombëtares së Zvicrës, ndërsa tani është pjesë e Kombëtares U21./newsport/