Chelsea-Norwich City do të luajnë ditën e sotme mes tyre në Premier League, në orën 13:30. Nje ndeshje interesante qe padyshim pritet me interes edhe nga shqiptaret dhe kjo e ka arsyen e vet.

Kjo është ndeshja e skajeve të kampionatit. “Blutë” mbajnë vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara deri tani, duke qenë në krye të Premier League, ndërsa Norwich ndodhen të pozicionuar në vendin e fundit të tabelës me vetëm 2 pikë.

Në këtë ndeshje një shqiptar pritet të fillojë titullar. Milot Rashica është lojtari kosovar që luan ne Premier League me Norwich, i cili nuk ka arritur akoma të gjejë golin me “Kanarinat”.

Karriera e Rashices ka ardhur ne rritje dhe te luash ne Premier League, kampionatin aktualisht me te forte ne bote, kuptohet qe eshte nje arritje e madhe.