Vllaznia nuk ka nder mend te heqe dore nga promovimi i futbollisteve te rinj. Pas Paulo Pjeshkes dhe Rejan Alivodes, nje tjeter 19 vjeçar i eshte bashkuar ne stervitje sot ekipit te pare.
Behet fjale per mbrojtesin Flori Spahija, Ai ka qene i pranishem ne stervitjen e paradites se sotme duke u vene ne dispozicion te trajnerit Josa duke zhvilluar nje seance te plote.
Ai do te vazhdoje te jete ne stervitje edhe ne vazhdim sepse konsiderohet nje nga elementet me te spikatur te Akademise Vllaznia teksa ka rene ne sy me paraqitjet ne rolin e qendermbrojtesit por edhe te mbrojtesit te majte.
Ne ditet ne vazhdim, pritet si ai ashtu edhe Alivoda te firmosin kontratat me klubin Vllaznia, nderkohe qe Pjeshka tashme e ka kryer kete proces dhe eshte zyrtarisht i lidhur me kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/