Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër futbollist nga Superliga shqiptare firmos në Turqi

Një tjetër futbollist nga Superliga shqiptare firmos në Turqi

Esat Mala është futbollisti i radhës i larguar nga Partizani. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht, se 22-vjeçari nga Prizreni do të vijojë karrierën në Turqi, teksa ka firmosur me Giresunsporin, klub me të cilin në të kaluarën është aktivizuar edhe Vedat Muriqi.

Nga ky transferim, Partizani pritet të fitojë një shumë jo të vogël, që do të justifikonte në një farë mënyre trasnferimin.

Për sa i përket Malës, ai është përshëndetur sot me “demat e kuq”, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin e ri të Giresunsporit.

Skuadra e re e Malës, sezonin e shkuar militoi në Ligën e Parë turke, teksa u rendit në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në elitë, teksa në sezonin e ri, 2021-2022, do të jetë pjesë e Superligës Turke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments