Frederic Veseli rezulton pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi kuqezi ishte I grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ndërsa luajti si zëvendësues në ndeshjen e parë dhe titullar në “Air Albania”.
Kombëtarja u kthye në një vatër me Covid-19 pasi Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci rezultuan të parët me Covid-19, ndërsa më pas Cikaleshi dhe Gjasula. Pas kthimit në klubet e tyre, lojtarët kanë bërë sërish tamponët dhe Veseli ka rezultuar pozitiv.
Lajmi bëhet me dije nga vetë klubi i Salernitana në faqen zyrtare që lojtari pas mbërritjes nga Kombëtarja është i infektuar me virusin.
Mediat në Spanjë raportojnë se i infektuar me virusin është edhe Ivan Balliu, por deri më tani nuk ka ende njoftim zyrtar nga Rayo Vallecano, skuadra e La Ligas ku luan mbrojtësi kuqezi./newsport/