Një tjetër futbollist shqiptar do të jetë pjesë e Serie A këtë sezon. Sulmuesi kuqezi I kombëtares U-21 me origjine nga Puka- Stivën Shpendi do të bëhet ditën e sotme lojtari më I ri I Empolit.

Klubi toskan ka nxituar që të mbyllë operacionin pas interesimit të Pisas për lojtarin dhe në orët në vazhdim pritet që gjithçka të bëhet zyrtare.

Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për Shpendin te Cesena, që ruan edhe 30% të kartonit të lojtarit në rast rishitjeje. Shpendi do të kryejë vizitat mjekësore gjatë pasdites së sotme dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë.

Talenti kuqezi spikati sezonin e kaluar me fanellën e Cesenas, duke shënuar 12 gola.