Largimet e sportisteve nga ekipet e Sportklub Vllaznia vazhdojne. Kete here, i rradhes qe merr rrugen e largimit eshte volejbollisti Juljan Talaj.
Dymetroshi ka vendosur te braktise Vllaznine dhe ka zgjedhur ta vazhdoje karrieren e tij me ekipin e Tiranes. Nje vendim qe ndoshta nuk e ka marre per arsye financiare, por thjesht ka qene nje zgjedhje ndryshe per arsye personale.
Megjithate largimi i tij nga Shkodra ka krijuar nje boshllek ne skuader sepse siç dihet, numri i lojtareve cilesor ne rradhet e saj eshte zvogeluar jo pak keto dy vitet e fundit.
Nje gje e tille ka bere qe trajneri Kraja te vihet edhe me shume ne veshtiresi dhe do t’i duhet te gjeje ndonje zgjidhje per ta zevendesuar me elementin e ri qe ka ne dispozicion.
21 vjeçari shtatelarte kishte disa sezone qe luante per Vllaznine, megjithate ne sezonin e ri ka zgjedhur te perfaqesoje ekipin e Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/