Franko Lerda do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Edhe pse klubi i kuq ende nuk ka zyrtarizuar teknikun italian, 51-vjeçari pritet të prezantohet brenda këtyre ditëve te 16-herë kampionët e Shqipërisë.
Ashtu siç newsport.al njoftoi ditën e djeshme, pas një bisede mes presidentit Gaz Demi, drejtorit Olsi Rama dhe teknikut 51-vjeçar u arrit marrëveshja që ai të marrë drejtimin e kampionëve.
Në një moment kur të gjithë prisnin rikthimin e Adolfo Sormanit, klubi i kuq surprizoi duke sjellë ish-trajnerin e Torinos në kryeqytet. Por, ajo që s’është mësuar ende është stafi me të cilin italiani do të punojë.
Korrado Sakone është i vetmi që është konfirmuar, ndërsa në orët e ardhshme do të mësohen edhe ndihmësit që do të jenë përkrah Lerdës.