Në javët e fundit, Emanuele Ndoj ka arritur që të kthehet në protagonist te skuadra e Breshias ku me golat dhe asistent e tij, por i jep shumë ritëm lojës së skuadrës italiane.
Forma që Ndoj po kalon, ka bërë që të përzgjidhet edhe në grupin me futbollistët më të mirë në Serinë B dhe jo pak skuadra kanë shfaqur interes për të në merkaton e janarit.
“Te Breshia po lind një yll i ri”. Kështu e ka nisur ‘Gazzetta dello Sport’ ditën e sotme një artikull të cilin ia ka kushtuar Ndojit. Në artikull flitet për jetën e tij, karrierën si edhe vështirësitë apo edhe sukseset të cilat po korr së fundmi talenti i Kombëtares shqiptare.
Te Breshia, Ndoj ka arritur të sigurojë një vend titullari dhe nga vetë trajneri Panuçi shihet si një lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare. Shpesh herë e ka grumbulluar edhe në moshë më të re, kur ai ishte pjesë e Shpresave, ndërkohë që tani konsiderohet si një lojtar i skuadrës A. /VipSport/