Opinion nga Adriatik Dosti

Kam ndjere emocione vertet te rralla tek kam ndjekur pasditen e se dieles se 11 qershorit Live nga kompleksi sportiv modern Parku Olimpik i Tiranes ndeshjen e Europa League te volejbollit te femrave mes Shqiperise dhe Bjellorusise.

Nje ndeshje vertet e nivelit te larte ne te gjitha drejtimet, ku meriten kryesore natyrisht e kane vajzat kuq e zi dhe stafi i tyre drejtues me ne krye trajnerin e pasionuar Altin Mertiri. Por njera prej vajzave ishte komplet tjeter gje dhe krejtesisht e vecante, shutere, lojtare blloku, pasuese, organizatore e gjithcka qe i duhej ekipit ne fushen e lojes per te arritur fitoren ndaj nje kundrshtari te forte e me emer ne volejbollin europian te femrave sic eshte Bjellorusia e drejtuar nga nje trajner braziliam me shume pervoje dhe eksperience. Shqiptarja e pa permbajteshme qe pothuajse e mundi me se shumti e vetme Bjellorusine quhet Erblira Bici 1.86 cm dhe vetem 22 vjecare. Absolutisht nje volejbolliste fenomenale dhe e permasave boterore. E pa perballueshme nga bjelloruset qe u munduan ta bllokojne shpesh deri edhe me tre lojtare blloku por pa mundur dot kurresesi. Shqiperia pasi kish mundur me pare Austrine 3 – 1 e ish mundur nga Finlanda 3 – 0, mund Bjellorusine 3 – 1 (22 – 25/25 – 22/26 – 24 dhe 25 – 23] me nje set te dyte fenomenal e per t’u mbajtur mend gjate sidomos per shpirtin e larte te gares. Dhe merita e suksesit ju takon te gjitha vajzave kuq e zi qe nga Prenga, Bici e Thaka e me radhe Matoshi, Marina, Tuci, Ulaj, Sejfullai, Sade, Rexhepi etj.Vendi i dyte ne grup me 2 fitore e 6 pike dhe pas nje jave do te jene ne Bjellorusi ku po ky grup do te luaje ndeshjet e kthimit.Tek shihja te pa permbajteshmen Bici e te pa- lodhuren Prenga por edhe shtatlarten Thaka nuk e di pse por nostalgjia e merituar per volejbollin shqiptar te femrave te viteve 80 me kujtoi gjigandet e rrjetes sone Ela Tase, Moza Ibrahimi, Eva Duni etj…pasi te treja keto vajza te sotme te kombetares sone kane te njejtin stil loje si te Mjeshtreve qe permenda me lart. Ndaj njerez hidhini syte edhe nga volejbolli pasi ne Shqiperi nuk ka egzistuar e nuk ekziston vetem futbolli. Dikur Shqiperia ne volejboll si per meshkuj e vecanerisht per femra ka qene ne eliten e volejbollit ballkanik dhe disa here nder me te mirat e kualifikuara ne kupat e europes si per klube po ashtu edhe ne rang kombetareje. Ndaj ky sport e keto vajza meritojne besimin, mbeshtetjen ndihmen e perkrahjen tone sepse e meritojne plotesisht. Dhe natyrisht kenaqesine e kesaj ndeshje e te kesaj fitoreje te merituar te vajzave tona ma beri edhe me te bukur komenti i sakte, pasionant por teper korrekt e profesional i komentatorit Vladimir Grillo e specialistit profesionist Artan Pogoni.
Falemiderit te gjitheve qe ma bete kete te diele kaq te bukur.