Modelja e njohur ruse, Viktoria Odintcova gjithmonë është në qendër të vëmendjes.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Makarena”, ajo është pyetur nëse mbreti i rrjeteve sociale, Cristiano Ronaldo, kishte pëlqyer një nga fotografitë e saj. Përgjigjja ka qenë befasuese.
“Ka ndodhur. Madje, Ronaldo më ka shkruar një mesazh privat. Ka ndodhur shumë kohë më parë. Më ka shkruar ‘Përshëndetje, si je?’. Unë e kam fshirë mesazhin dhe nuk jam përgjigjur”, ka thënë Odinctova.
“Natyrisht nuk i kam dhënë asnjë mundësi. Njoh vajza të tjera të cilave u ka shkruar, kështu që e kam kuptuar që në fillim sesi funksiononin gjërat. Por e përsëris, ka qenë shumë kohë më parë”, tha ai.