Ndeshja e pare e “Conference League” ne mes NK Shiroki Brijeg dhe Vllaznise do te luhet me 8 korrik ne stadiumin “Pecara” te Brijegut.

Nderkohe diten e sotme eshte caktuar edhe ora se kur do te luhet ky takim. Sipas rregullores se UEFA-s, klubi vendas ka patur afatin e fundit per te vendosur orarin.

Dhe Shiroki mesohet se ka zgjedhur oren 21.00 te mbremjes se dates 8 korrik per te pritur ne stadiumin e tij ekipin e Vllaznise.

Tashme do te jete rradha e klubit shkodran per te caktuar oren se kur do ta luaje ndeshjen e kthimit me 15 korrik ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuptohet qe te dy ekipet do te kerkojne kualifikimin per ne turin e dyte te ketij kompeticioni, per t’u ndeshur aty me qipriotet e AEL Limasol./SHKODRA-SPORT.COM/