Në 100 vite Vllaznia padyshim që një rol të rëndësishëm në fitimin e shumë trofeve, në arritjen e shumë sukseseve, përveç sportistëve e trajnerëve, kanë edhe tifozët të cilët nuk i janë ndarë për asnjë moment dhe jo më kot, tifozët shkodranë konsiderohen ndër më të zjarrtit në Shqipëri.

Një nga më të zjarrtit dhe që nuk është shkëputur për asnjë moment prej 65 vitesh është edhe Nuh Shabani. Një tifoz i cili ka patur më për zemër lojërat me dorë dhe kryesisht basketbollin.

Ai sot është 83 vjeç dhe vazhdon të jetë i pranishëm në çdo ndeshje që zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, me të njëjtin pasion, me të njëjtën dëshirë. Kryesisht, pasioni i tij eshte i fokusuar tek basketbolli dhe nuk le asnje ndeshje pa pare, nderkohe qe nuk mungon edhe ne takimet e volejbollit.

Pak vite më parë në një ceremoni të zhvilluar me rastin e shpalljes së “10 sportistëve më të mirë”, Sporklub Vllaznia e nderoi atë me një Mirënjohje të veçantë, bashkë edhe me Pjerin Ndojën, një tjetër tifoz veteran.

Nuh Shabanin siç mund ta shikoni edhe në foto, në çdo festë të basketbollit por edhe volejbollit është i pranishëm sepse i ka bërë për vete të gjithë me mënyrën origjinale si i mbështet këto ekip. Ja pse Shkodra është e veçantë edhe në këtë aspekt, sepse edhe tifozët i ka më të veçantë nga të gjithë qytetet e tjera.
© shkodrasport.com